Identifikohet pengu në Kamëz, dyshohet se ka pasur konflikte me rrëmbyesit

AKTUALITET


Jak Prenga, 49 vjeç, është personi që është dhunuar dhe më pas marrë peng nga persona ende të paidentifikuar në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën “London”, ku sipas policisë dy persona të maskuar kanë dhunuar 49-vjeçarin dhe më pas e kanë marrë peng duke e futur me dhunë në një automjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. 

Makina më pas është larguar në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa automjeti i dyshuar si i autorëve, për herë të fundit është lokalizuar në zonën e njohur si “Ura e Gjolës”.


Në vendin e ngjarjes ka pasur njolla gjaku, që tregojnë se dhuna e ushtruar ndaj pengut ka qenë e rëndë. Policia ka gjetur një këpucë dhe një makinë, që dyshohet të jetë e personit të rrëmbyer.  Ngjarja e rëndë është parë fillimisht nga një vajzë e vogël, e cila më pas ka lajmëruar disa persona të rritur, të cilët ndodheshin në krahun tjetër të pallatit, para të cilin ndodhi ngjarja.  

Nuk dihen ende personat që e kanë dhunuar dhe më pas rrëmbyet Prengën, por dyshohet se ngjarja ka lidhje me konflikte të mëparshme mes rrëmbyesve dhe pengut.




Skip to toolbar