Lëvizte me “Range Rover” luksoz, arrestohet 38-vjeçari me dy emra

AKTUALITET


Policia e Tiranës vuri në pranga gjatë operacionit të koduar “Torino”, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.




Skip to toolbar