“Ballkani i Hapur”, Kurti: S’kam asgjë të re! Rama: Nisma nuk na bashkon, por as na ndan

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti folën sërish për nismën e “Ballkanit të Hapur”, një nismë rajonale ku Shqipëria është bashkëthemeluese, ndërsa Kosova refuzon të bëhet pjesë. 


“Marrëdhëniet tona janë vëllazërore, vëllezrit nuk kanë ndërmjetësues. Ballkani i Hapur është një nismë shumëpalëshe dhe lidhur me të nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Albin Kurti.


Rama hodhi poshtë zërat se u takua me bizneset e Kosovës për t’i bindur që të bëhen pjesë e nismës duke anashkaluar qeverinë.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është sekret, por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet biletarale të vazhdojmë të ecim përpara. Çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me qeverinë e Kosovës”, tha Rama. 




Skip to toolbar