Lewis Hamilton shkruan historinë, fiton titullin e 6 kampion bote në Forumla 1. Piloti britanik i shkon shumë pranë rekordit që mbahet nga Michael Schumaher, që fitoi 7 tituj në karrierën e tij si pilot i Formula 1.
Tirumfi i Hamilton ndodhi këtë të diel në Çmimin e Madh të Amerikës, pasi u rendit në vendin e dytë pas shokut të tij të skuadrës Valteri Bottas, ndërsa në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull Max Verstappen.
Nisja ishte shumë e mirë për dy pilotët e makinave Mecedes, ndërsa Ferrari nuk dha maksimumin në këtë garë. Në këtë mënyrë përfitoi Hamilton që siguroi titullin në Amerikë.
“Faleminderit shumë djema, ne bëjmë punë të jashtëzakonshme, nuk mund ta besoj këtë”, ishin fjalët e para të Hamilton kur kaloi vijën e finisht dhe siguroi titullin e gjashtë kampion në Formula 1.
“Babai im më ka thënë kur isha gjashtë ose shtatë vjeç ‘kurrë mos hiq dorë’. Kjo është motoja jonë familjare”, tha gjithashu piloti britanik që po shijon suksesin e tij të gjashtë në Formula 1. Urimet për Hamilton erdhën nga shoku i tij i skuadrës, që ishte bashkudhëtar në sukesin e tij.
“Është një fitore e bukur. Makina ishte shumë mirë, patëm një fundjavë të shkëlqyer. Urime të mëdha për Lewis”, tha Bottas pas përfundimit të garës. Më herët Mecedes siguroi dhe titullin kampion për Konstruktorët në Formula 1.