Më shumë parakalime, prezantohen ndryshimet në Formula 1

AKTUALITET


Formula 1  do të  ketë rregulla të reja teknike, sportive dhe financiare duke nisur nga sezoni i vitit 2021. Të enjten drejtuesit kryesor të FIA, kryesuar nga presidenti Jean Todt, prezantuan disa nga rregullat kryesore që do të aplikohen në botën e Formula 1. Rregullat e reja synojnë që makinat të jenë më të afta të luftojnë në pistë, duke pasur më shumë parakalime. Për këtë arsye, në makinat e reja do të ketë ndryshime aerodinamike në të gjithë trupin e njëvendëshes. Një tjetër rregull që pritet të aplikohet, është ai i buxhetit të kompanive që marin pjesë në kampionat.

FIA ka vendosur një tavan për një buxhet jo më të mëdha se 175 milion dollarë në sezon. FIA beson se suksesi duhet të përcatkohet më shumë nga mënyra se sa mirë i shpenzon paratë që ka një ekip, dhe jo sa harxhon. Ky rregull do të vendoset për herë të parë në botën e Formula 1, duke limituar buxhetet e kompanive që dominojnë këtë sport. Jean Todt u shpreh se rregullat ishin miratuar unanimisht me Këshillin Botëror të F1.


Megjithatë, tre skuadrat kryesore, Mercedes, Ferrari dhe Red Bull kanë kundërshtuar rregullat e reja dhe besojnë se ato kanë të meta. Regullat e reja prezantohen vetëm pak ditë përpara se Lewis Hamilton të shpallet kampion për  herë të gjashtë në Formula 1 në pistën e Austin, pasi britanikut i nevojiten vetëm katër pikë. Makinat e reja të Formula 1 do të kenë rrotat e përparme më të mëdha.

Do të zhduken shtojcat anësore shumë të komplikuara. Në pjesën e pasme gjithashtu synohet përmirësim të aerodinamikës. Nga testimet e kryera deri tani, makinat e reja që pritet të jenë gati për sezonin e vitit 2021, kanë dhënë sinjale pozitive në aspektin e aerodinamikës. Drejtuesit e FIA synojnë që të rikthejnë në botën e Formula 1 më shumë parakalime, duke u dhënë munësi dhe ekipeve të vogla të jenë konkurruese me të tjerët.




Skip to toolbar