Lezha në emergjencë, Rama: Trajtim edhe jashtë perimetrit

AKTUALITET


Edhe Lezha i shtohet qyteteve që janë në gjendje të jashtëzakonshme, por Kryeministri Rama premtoi se edhe godinat që tjera që kanë pësuar dëmtime jashtë këtyre qyteteve, do të trajtohen të gjitha nga qeveria.

“Emergjenca ka një perimetër që është zgjeruar me qarkun e Lezhës, si rezultat i një goditje që solli tërmeti në zonën e bashkisë Kurbin por edhe për të mos lënë vetëm banorët në qarkun e Lezhës që kanë probleme me godinat. Mund të ketë godina të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, ne do t’i trajtojmë të gjitha me vëmendje maksimale. Por prioritetet janë prioritete. Ne jemi qeveria e Republikës së Shqipërisë, nuk jemi qeveria e një vendi që sa buxheti i Shqipërisë e nxjerr për një orë nga nafta”, deklaroi kryeministri.

Ndërkohë ai i tha ‘jo’ ndërtuesve që marrin iniciativa për të ndërtuar apartamente për familjet e prekura nga tërmeti.

“Çdo ndërtuesi që thotë unë do bëj kaq apartamente, faleminderit shumë, lekët. Nuk duam tulla me klering në këtë marrëdhënie. Duam të garantohemi që çdo gjë që do ndërtohet të jetë e kontrolluar e standardizuar dhe transparent”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi dhe ndërtuesit që abuzojnë, duke iu treguar ligjin dhe tha se do dënohen me 7 deri në 15 vite burg.



Skip to toolbar