Lirohet nga detyra ekipi që hartoi draftstatutin e Asociacionit

KOSOVA


Në Kosovë, Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar lirimin nga detyra të Ekipit Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe.

Sipas Krasniqit pas prezantimit të draftstatutit në takimin e së martës në Bruksel, ky ekip është ezauruar.


“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftstatusit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip është vetë pa status”, tha ministri Krasniqi.

Vendimi parashikon lirimin nga detyra të anëtarëve Danijela Vujiçiç, Jelena Boloviç, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviç.




Skip to toolbar