“Lironi pengjet ose marrim Gazën”, Netanyahu shton presionin ndaj Hamas

BOTA


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të mërkurën se nëse Hamasi nuk liron pengjet që po mban ende në Gaza, Izraeli do të rrisë presionin ushtarak ndaj grupit militant, duke përfshirë edhe mundësinë e marrjes së territoreve në këtë enklavë. Kreu i Qeverisë Izraelite u shpreh se do të ketë edhe masa më të rënda, për të cilat u shpreh se nuk do ti ndante në parlament.

“Luftimet në Gaza vazhdojnë. Sa më shumë që Hamasi refuzon të lirojë pengjet tanë, aq më i fortë do të jetë presioni që do të ushtrojmë mbi ta.Dua t’i them Hamasit kjo përfshin marrjen e territoreve dhe masa të tjera që nuk do t’i zbuloj tani”

Izraeli ka bërë të qartë se nuk do të ndalojnë ofensivën e tyre derisa Hamasi të lirojë 59 pengjet e mbetura, prej të cilëve 24 besohet se janë ende gjallë. Po ashtu, Izraeli kërkon që grupi militant të dorëzojë pushtetin, të çarmatoset dhe liderët e tij të largohen nga Gaza.

Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë pengjet vetëm nëse Izraeli pranon një armëpushim të qëndrueshëm, tërheqjen e trupave nga Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Konflikti aktual nisi më 7 tetor të vitit 2023, kur militantët e Hamasit kryen një sulm terrorist  në Izrael, duke vrarë rreth 1,200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 pengje.  Në kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë të ashpër ushtarake, e cila, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ka shkaktuar mbi 50,000 viktima. Lufta ne Enklaven Palestineze ka shkaktuar shkatërrim masiv dhe ka detyruar rreth 90% të popullsisë së Gazës të zhvendoset nga shtepite e tyre.



Skip to toolbar