Miratohet ndarja e re e Bashkive/ Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin, të enjte në seancë

Më të fundit


Pas diskutimeve, debateve dhe akuzave politike të zhvilluara në Komisionin e Ligjeve sot (5 tetor), nisma mori 8 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale të vendit.

Votimi i sotëm i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për ndryshimin e hartës territoriale, e cila pritet të shqyrtohet më tej përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.

Reforma territoriale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa ndryshimet e propozuara prekin organizimin dhe ndarjen administrative të territorit.

Projektligji pritet të vijojë tashmë rrugëtimin parlamentar pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve.



Skip to toolbar