Llullaku bëhet shok skuadre me Elis Bakajn, firmos në Bjellorusi

KOMBËTARE


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku i bashkohet Elis Bakajt tek ekipi i Shakhter Soligorsk në Bjellorusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kë firmosur një kontratë të re me klubin bjellorus, e cila përfundon në fund të vitit 2020. Llullaku i dha fund karrierës me ekipin rumun të Astras, ku për një sezon arriti të gjente formën e tij më të mirë, duke shënuar mbi 10 gola e po aq asiste në të gjitha kompeticionet.

Tashmë sulmuesi do të nis një karrierë të re në Bjellorusi, aty ku do të ketë shok skuadre sulmuesin Elis Bakaj, që aktivizohet prej dy sezonesh në këtë kampionat. Llullaku ka një karrierë të suksesshme sportive. Ai ka nisur të luajë futboll me ekipet në ligat amatore italiane, ndërsa në vitin 2012 u transferua te skuadra Gaz-Metan. Me këtë ekip, gjatë sezonit 2016-2017, Llullaku arriti të shënonte 16 gola, duke arritur klumin si golashënues në një ligë profesioniste.

Më pas, ai u transferuar për një sezon në Kazakistan tek Astana, ekip me të cilin luajti gjysmën e sezonit, ndërsa gjysmën tjetër luajti te Tobol, si i huazuar. Megjithatë, në fund të kampionatit në Kazakistan, Llullaku u shpall kampion me Astanan, ndërsa më pas u kthye në Rumani te Astra. Por, problemet financiare të klubit gjatë sezonit që lam pas, kanë detyruar lojtarin të largohet prej aty, pavarësisht se ishte titullar dhe lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. Llullaku ka luajtur dhe 6 ndeshje  me ekipin tonë kombëtar.



Skip to toolbar