Rroga, 97-ta dhe jeta në Shqipëri, Elis Bakaj rrëfehet në Bjellorusi!

Më të fundit


Elis Bakaj po kalon një kulm të dytë në karrierën e tij si lojtar.  Që prej momentin që është transferuar në Bjellorusi te Shakhtar Soligorsk, Bakaj është shndërruar në lider të ekipit. Rifillimi i kampionatit këtë sezon e gjen sulmuesin shqiptar përsëri në nivele të shkëlqyera, pasi ka arritur të shënojë rregullisht.

Gazeta “Ttribuna”, në Bjellorusi i ka krijuar një hapësirë të madhe sulmuesit shqiptar, ku në një intervistë shteruese dhe të gjatë, Bakaj ka treguar gjithçka për jetën, karrierën sportive, Shqipërinë dhe Bjellorusinë. “RealStory.al”, sjellë për lexuesit pjesë nga intervista e Elis Bakajt dhënë për gazetën bjelloruse.


Kampionati më i fortë këtu apo në Shqipëri?

“Shikoni, në Shqipëri, skuadrat luajën futboll më teknik, si në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Këtu predikohet një mënyrë më e fuqishme me përgatitjen fizike. Futbolli jonë ka ndryshuar shumë pasi ekipi kombëtar shkoi në fazën në grupe të Euro 2016.

Tani kemi skuadra të mira, futbollistë të rinj që po largohen për të luajtur në ligat e forta, Itali, Belgjikë, Holandë. Por dhjetë vjet më parë, kjo nuk ishte. Dhe tani çdo vit, tre ose katër lojtarë, shkojnë në perëndim. Çdo vit futbolli shqiptar bëhet më i mirë, për shembull, tani të gjitha ndeshjet e Super Ligës transmetohen në televizion.

Si është pagesa e lojtarëve në Shqipëri?

Lojtarët e mirë janë në gjendje të marrin deri në dhjetë mijë euro në muaj. Kushtet të mira ofrohen nga Skënderbeu, Partizani ose Kukësi. Te skuadrat që kanë objektiva të larta, lekët paguhen gjithmonë në kohë. Në klubet e tjera mund të ketë vonesa. Por ky problem nuk vetëm i Shqipërisë. Në vende të tjera të Ballkanit ka dhe klube të tjera me probleme të ngjashme, në Rumani apo Serbi.

Nëse je futbollist në Shqipëri mund të fitosh për të siguruar jetën?

Sigurisht. Në Shqipëri, si dhe në të gjithë botën, partë investohen në futboll. Duke luajtur në një ekip të mirë shqiptar, nuk do të fitoni shumë para, por do të merrni aq sa do t`ju lejojnë të jetoni mirë. Ekziston një ndryshim i madh midis pagave të futbollistëve dhe njerëzve që punojnë në fusha të tjera. Dhe shumë pindër duan që fëmijët e tyre të luajnë futboll. Paga mestare në Shqipëri për momentin është rreth 400-500 euro në muaj.

Çfarë standardi jetese ka në Shqipëri?

Në Tiranë jetohet mirë. Kjo vlen për çdo gjë. Kemi qendra të mira tregtare apo dyqane. Gjysmë ore me makinë është deti, ka male afër Tiranës. Sa për qytetet e tjera, natyrisht, jeta është ndryshe nga kryeqyteti.

Tani shumë njerëz duan të shkojnë në Tiranë, ku kanë kushte pune me cilësore jetë më të mirë. Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë ndjeshëm. Jetojnë kryesisht njerëz të moshuar, të rinjtë po largohen. Përveç kësaj, shqiptarët nuk kanë nevojë për vizë dhe shumë prej tyre shkojnë për të punuar në vendet e BE.

Pak vite më parë kishte vetëm pak stadiume ku mund të luheshin ndeshje ndërkombëtare…

Po, por në Tiranë, stadiumi kombëtar do të përfundojë pas pesë ose gjashtë muajsh. Që nga koha që nisa të luaj futboll, gjithçka nisi të ndryshonte me stadiumet.

Fëmijëra juaj?

Kur kam qenë i vogël, jetoja me prindërit jashtë Tiranës, në periferi e quajtur Yzberisht. Është rreth 6 km nga qendra e qytetit. Është një qytez e vogël dhe e qetë, në të cilin nuk ka krim. Të gjithë njerëzit e njohin njëri-tjetrin dhe nuk ka probleme të mëdha. Ne nuk jetonim në pallat, por në shtëpinë tonë me tre dhoma. Babai im është topograf ndërsa nëna farmaciste. Kam pasur një fëmijëri normale, gjithë kohësa luaja futboll me shokët në rrugë.

Në cilën moshë keni filluar të luani futboll?

Në moshën shtatë vjeç u bëra pjesë e ekipit “Kristali” në Tiranë. Ishte një shkollë e vogël futbolli me një fushë të vogël trajnimi. Më pas ekipi mori pjesë ne kampionatet e moshave në Tiranë. Çdo gjë ishte shumë e thjeshtë dhe modeste, por më kujtohet “Kristali” me kënaqësi.

Atje nisa të luaja futboll. Babai e do shumë futbollin, por kur isha i vogël ai nuk më kishte parë në fushë për një kohë të gjatë. Unë nuk e kuptoja ende nëse luaja mirë apo jo. Një ditë ai erdhi të shihte ndeshjen time të parë, dy apo tre vjet pasi kisha nisur të luaja futboll. Disa miq i thanë atij: “Eja, ai është lojtari më i mirë në ekip”

Dhe çfarë ndodhi më pas?

E lashë ekipin “Kristal” dhe kalova në një ekip tjetër, emri nuk më kujtohet. Pastaj erdhi 1997 dhe nisën trazirat, dhe për rreth një vit nuk stërvita normalisht. Në Shqipëri nisi një luftë civile, njerëzit morën armët dhe dolën në rrugë.

Gjithçka lidhej me politikën dhe situatën e dobët ekonomike në vend. Bankat falimentuan në atë periudhë dhe shumë njerëz humbën paratë në rrjetin e firmave piramidale.

Më shumë se 300 mijë njerëz u prekën nga bankat dhe popullsia humbi rreth dy miliardë dollarë. Për tre katër muaj nuk shkova në shkollë dhe ndenja kryesisht në shtëpi. Ishte shumë e rrezikshme të dilje në rrugë. Unë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte!




Skip to toolbar