Llullaku flet si lider: Nesër fitojmë Kupën e Rumanisë me Astran

SPORT


Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku ka kaluar një sezon pozitiv në aspektin personal në Rumani me ekipin e Astras. Sulmuesi do të jetë nesër gati për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku së bashku me ekipin do të synojnë të fitojnë Kupën e Rumanisë kundër Vitorul Constanta.

Llullaku ka folur në konferencën e sotme për shtyp, duke i dhënë kurajo ekipit, të kalojë situatën e vështirë, për shkak të vonesave me pagat, dhe të fitojë trofeun e kupës, që vlen një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm.


“Ishte një sezon i ndërlikuar, me momente të mira dhe të këqija, por ndeshja e së nesërmes duhet të jetë e veçantë, të harrojmë gjithçka që ka ndodhur deri më tani, të shohim anën pozitive, dhe të përpiqemi të bëjë maksimumin nesër për të fituar”.

“Sigurisht që është ndeshja e sezonit, do të jetë shumë e vështirë sepse luajmë kundër një skuadre shumë të mirë, por ne jemi një grup i vlefshëm, ne jemi futbollistë, njerëz me karakter dhe përgatitemi shumë mirë me trajnerin, jam i bindur se do të japim maksimumin, do të jetë një shfaqje e madhe nesër, “tha Llullaku në konferencë shtypi.




Skip to toolbar