Lorik Cana përgatit tjetër investim për fëmijët!

Më të fundit


Fondacioni sportiv “Lorik Cana 5” vijon të japë kontributin e tij për zhvillimin e futbollit në vend, duke përgatitur investimin për një tjetër projekt sportiv.

Pas Elbasanit dhe Shkodrës, dy qytet ku tashmë janë bërë realitet ndërtimi i dy fushave sportive për fëmijët e kopshteve, radha është e qytetit të Vlorës, që të ketë një fushë sportive për fëmijët.

Bëhet fjalë për kopshtin e shkollës “Ismail Qemali”, ku fondacioni “Lorik Cana 5”, ka vendosur të investojë për ndërtimin e një terreni sportiv, ku fëmijët do të mund të luajnë futboll.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku ka pasur një takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli, për të konkretizuar këtë bashkëpunim.

“Kam gjetur prej fillimit një partner që ka shprehur dëshirë të madhe që të takohemi sa më shpejt, për të bërë realitet prezencën e programit tonë. Qëllimi është që të shrihet në të gjitha vendet ku jetojnë bashkëkombasit tanë.

Në momentin që ne po pasqyrojmë prezencën tonë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kemi njerëz që na shkrujnë për qytetet e tyre. Ne kemi pasur një prezencë në qytetet që janë të mëdha. Investimi që mund të bëj unë dhe fondacioni, është që të investojmë në rininë tonë”, tha ndër të tjera Lorik Cana.

“Do doja që ky projekt të jetë fillesa e zhvillimit të projekteve të tjera në të ardhme. E rëndësishme është idea pozitive. Nën patronazhin e Lorik Canës kjo ide do të kthehet në nismë kombëtare dhe mbarëkombëtare.

Kjo nismë do të ketë sukses në të ardhmen. Orientimi i fëmijëve drejt sportit është një garanci se kur ata të rriten do të jenë më të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Dritan Leli.



Skip to toolbar