LSI mohon ish-drejtorin e arrestuar: Nuk u arrestua në Jalë

POLITIKË


Lëvizja Socialiste për Integrim ka mohuar drejtorin e dalë nga strukturat e saj, duke deklaruar se ai nuk ka qenë kryetar i kësaj partie në Gjirokastër, ndërkohë që nuk ka mbajtur asnjë qëndrim në lidhje me arrestimin e tij, apo çfarë funksionesh ka kryer ai pranë LSI.

Kjo forcë politike është mjaftuar me faktin se ai nuk ka qenë kryetar i tyre dhe ka hedhur poshtë zërat se ai është arrestuar në Jalë, duke mos dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm, pavarësisht se shton se është e gatshme “për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur çdo abuzim dhe shtrembërim të qëllimshëm të informacionit”.


“LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër. LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një ‘fake news’ bajat dhe i sajuar”, deklaroi LSI, duke e cilësuar informacionin e publikuar si një tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj.

Ndërsa po të bësh një kërkim të thjeshtë në profilin në Facebook të Mamanit mund të gjesh foto dhe qëndrime të tij me Monika Kryemadhin, Ilir Metën dhe strukturat e LSI në Gjirokastër. Madje, afria e tij me Metën është aq e madhe sa e tregon edhe një foto e mbesës së tij me të.




Skip to toolbar