Lufta ndaj informalitetit, 66 persona nën procedim penal vetëm gjatë fundjavës

AKTUALITET


Lufta kundër informalitetit dhe aksioni për lirimin e vijës bregdetare të zaptuar në mënyrë të paligjshme ka çuar në 66 persona në procedim penal vetëm gjatë fundjavës.

Qeveria ka nisur me grusht të hekurt luftën kundër informalitetit, aksion vjen paralel me aksionin që po ndërmerret në vijën bregdetare për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme ku janë bllokuar disa hotele dhe komplekse që kishin zaptuar zonën bregdetare.

Mes të proceduarve është edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë aksionit janë ushtruar kontrolle në qindra subjekte të ndryshme dhe kanë nisur procedime penale konkretisht me 13 raste në qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun  Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë,  5 raste në  qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në Qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat

Aksioni është zhvilluar në zonat urbane, kontrolle në pyje e kullota për prerje të paligjshme, në fushën e  ndërtimeve pa leje apo të tregtimit të hidrokarbureve, etj me qëllim zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

Të proceduarit akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Ndërtimi pa leje”  dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.



Skip to toolbar