“Lufta” për mandatin e 13 në Tiranë, Tabaku thellon diferencën me Alimehmetin

Më të fundit


Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.

Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve, shkruan A2 CNN.

Pra teksa janë edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota, shkruan A2 CNN.

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë,


Skip to toolbar