Lushnje, qendra tregtare në flakë/ Forcat zjarrfikëse vijojnë evakuimin e banorëve të pallatit

AKTUALITET


Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se forcat zjarrfikëse po vijojnë evakuimin e banorëve të pallatit ku ndodhet edhe qendra tregtare.

Dy gra të moshuara u evakuan së fundmi, të cilat më pas u transportuan me ambulancë për në spitalin e Lushnjes.

Ndërkaq dyshohet se janë rreth 40 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Ballam kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe./abcnews.al



Skip to toolbar