Macron: Investim për Ballkanin Perëndimor, para se ta sundojnë të tjerët

BOTA


Ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerët në Ballkanin Perëndimor, Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë për “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor si një lehtësim për gjeografinë e Evropës”. Kjo deklaratë e presidentit francez vjen vetëm pak kohë para vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilat kritikët thonë se është kundër, pavarësisht se Franca ende nuk është shprehur mbi këtë çështje. Nuk dihet nëse kjo është një tërheqje e Macron, por deklarata e tij vjen pikërisht në kohën që ministrat e jashtëm të BE kanë kërkuar që vendet anëtare të tregohen serioze dhe të qëndrueshëm sa u përket politikave të zgjerimit.

“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës”, theksoi Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në botë. Ai ka kërkuar prej tyre që ta përfshijnë Ballkanin Perëndimor në preokopimet e tyre, duke e konsideruar atë si pjesë gjeografike të Europës.


Sipas një fjalimi të botuar në faqen e internetit të Presidencës Franceze, ai theksoi se Paris duhet të riinvestohet në vendet që me të vërtetë e duan Francën, në mënyrë që të mos lejojë që fuqitë e tjera evropiane “të luajnë një lojë në vendin e Francës”. “Për të patur një strategji evropiane, duhet të mendojmë për kufijtë e Evropës”, u tha Macron ambasadorëve.

Macron theksoi se në një “botë që po ndryshon në mënyrë strategjike dhe gjeopolitike”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë për ne”. Presidenti francez deklaroi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe unë duhet ta them, më efektiv dhe më strategjik sesa i yni”.

“Unë dua që të riinvestohen në këtë,” tha Macron, duke theksuar se në korrik ai vuri në dukje gjatë një vizite në Serbi, se ishte “çmendur që në 2001 kishte qëne vizita e fundit” e një kreu francez shteti në Serbi. “Kur shikoj se çfarë investojmë atje, të themi në fushën kulturore, në fushën publike, është shumë më pak sesa ne investojmë në vende që janë strategjikisht shumë më pak të rëndësishme dhe shumë më larg nga ne, dhe ne (në Serbi) kemi qenë shumë të mirëpritur”, tha Macron. Ai mbrojti forcimin e Evropës, e cila sipas tij nënkupton Humanizmin, Rilindjen dhe Iluminizmin, por gjithashtu konkludoi se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”.




Skip to toolbar