Makina bëhet copash, vdes emigranti dhe plagoset një tjetër

Më të fundit


Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të së dielës në kryqëzimin e Sarakina në Trikala.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur me një shpejtësi të fortë me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht. Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh, shkruajnë mediat greke si Tanea. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses.


Këta të fundit, nxorën nga mjeti një të plagosur, gjithashtu shqiptar 40 vjeçar. Ai është transportuar për në spitalin e Trikalas. Gjithashtu, edhe i ndjeri është shoqëruar për në morg me ambulancë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.




Skip to toolbar