Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Krastës.
Mësohet se shtetasi me iniciale S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht A.T., 58 vjeç, P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K., 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.