Makina përplas punonjësin e pastrimit të rrugëve, vdes në spital 51-vjeçari

AKTUALITET


Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se makina që drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale A.Y. përplasi ditën e djeshme punonjësin për pastrimin e rrugëve, 51-vjeçarin me inciale Sh.A. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën ditën e sotme në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë është arrestuar 29-vjeçari, banues në Këlcyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar