Manastirliu apel pedagogëve e studentëve: Vaksinohuni

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka ftuar studentët, mësuesit, pedagogët dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojnë këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.

“Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj Covid19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqëndruar”, shkruan Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu:

#Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten shëndetin e të tjerëve.

* Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj #Covid19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

#MbroniShëndetin🙏
#VaksinatShpëtojnëJetë💉



Skip to toolbar