Maran tregon ‘sekretet’/ Trajneri para ndeshjes me Bjellorusinë: Nesër nis aventura ime me Shqipërinë

KOMBËTARE


Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, trajneri Rolando Maran, u shpreh se mes lojtarëve kuq e zi ka vënë re dëshirën për t’u përmirësuar më tej.

“Bjellorusia është skuradër e fortë, ka bërë rrugëtim të mirë. Kemi respekt për cdo skuadër me të cilën do të ndeshemi. Por unë fokusin e kam në lojtarët e mi.

Në këto ditë kam që kam punuar me ta kam parë një dëshirë shumë të madhe për punë, kemi gjetur stimuj për të ecur përpara. Dëshirë për t’u përmirësuar më tej. Kam vënë re cilësi të mira në skuadrën tonë.

Nesër nis vërtet aventura ime me Shqipërinë, më emocionon, më mbush me krenari më stimulon më shumë. Gjërat janë të qarta, kemi patur disa problematika të vogla gjatë këtij grumbullimi për shkak të dëmtimeve” u shpreh ai.



Skip to toolbar