Marrëveshja në Bruksel, SHBA: Sukses i rëndësishëm! E drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

KOSOVA


Zëvendësndihmës sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka reaguar për situatën në Kosovë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”- ka thënë Escobar.

Ai më tej është pyetur edhe nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa. Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.

“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”- tha Escobar.



Skip to toolbar