Marshim rreth qendrës, talebanët tregojnë forcën

BOTA


Së fundmi janë bërë virale në rrjet, disa pamje të luftëtarëve të armatosur talebanë që marshojnë në qytetin e Qalat. Të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në një vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

“Reuters” ishte në gjendje të verifikonte videot duke identifikuar monumentet në qytetin Qalat. Por data e saktë e këtyre pamjeve nuk është verifikuar ende zyrtarisht. Talebanët bënë thirrje për unitet përpara lutjeve të së premtes, thirrja e parë kjo që kur morën në dorë pushtetin. Ata u kërkuan hoxhallarëve të bindin njerëzit që të mos largohen nga Afganistani mes kaosit në aeroport, protestave dhe raportimeve të dhunës.


Talebanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend.

Rikujtojmë se, prej disa ditësh, institucionet bankare po qëndrojnë të mbyllura në Afganistan teksa vendi është nën kontrollin e talebanëve. Nuk ka para brenda bankomateve, nuk ka banka të hapura dhe nuk ka zyra të Western Union, aty ku njerëzit nga jashtë mund të transferojnë para. Si rrjedhojë, është thuajse e pamundur të dërgosh para në Afganistan. Njerëzit thonë se po u mbarojnë kursimet. Qytetarët në Kabul dhe qytetet e tjera janë në ankth për të ardhmen, teksa mijëra prej tyre janë dyndur drejt aeroportit, për t’u larguar me avionët e evakuuimit.




Skip to toolbar