Masakra e Fushë Krujës, ky është “truproja” i Brilant Martinajt, për të cilin vrasësit u kthyen nga rruga

AKTUALITET


Mediat publikuar foton e Diklen Vatës, 30-vjeçarit që humbi jetën në atentatin e pasdites, tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në asfalt.


Kjo pasi autorët të cilët dyshohej ishin 4, sapo e kanë parë duke dalë nga makina, kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Automjeti ku po udhëtonin tre persona  u qëllua  me rreth 60 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë. Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë u gjet pak pas atentatit në fshatin Larushkë.

Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim. Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave.




Skip to toolbar