Masë sigurie për Berberin/ Gjykata e lë në arrest, avokati: Asnjë veprim i paligjshëm

Më të fundit


Gjykata e Posaçme la në burg ish drejtorin e ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenet Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjykata konfirmoi sot masat e sigurise për tre të arrestuarit me urdher të SPAK, të dyshuar per veprat penale, korrupsion dhe pastrim parash.


Berberi dyshohet se i ka dhënë 6 tendera, në vlerë prej rreth 2.2 milionë euro, kompanisë së dy biznesmenëve, të cilën ai ua kishte shitur atyre ne 2018 para se të merrte detyrën në ministrinë e Energjisë.

SPAK ka dyshime se Evis Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë në ministri ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania e Valter Begajt. Po ashtu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARRSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milion euro.

Avokati i Evis Berberit tha pas seancës se ai nuk ka perfituar asgjë në mënyrë të padrejtë./abcnews.al




Skip to toolbar