Mashtrim me pasurinë e paluajtshme dhe drogë, ekstradohen 2 persona

Më të fundit


Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athina kanë bërë të mundur ekstradimin në Shqipëri të dy shtetasve:

  • E. Sh, 31 vjeç
  • F. Xh., 69 vjeçe

Shtetasi E. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pogradecit, në vitin 2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai është arrestuar në 2018 nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.


Ndërsa shtetasja me iniciale F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2015, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Në 2012, nëpërmjet mashtrimit ajo ka shitur banesën e një personi tek një person i tretë. 69-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Interpol TiranaNë vijim të bashkëpunimit me homologët për evidentimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 19 avril 2019



Skip to toolbar