Vrau pronarin e lokalit në Angli, ekstradohet i riu

Një 24-vjeçar është ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku është dënuar për vrasje, duke shënuar kështu rastin e parë të ekstradimit nga vendi ynë drejt Anglisë.  Elton Sefa akuzohet se gjatë qëndrimit të tij në Angli ka sulmuar pronarin e vendit ku punonte me iniciale J.W., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas ngjarjes së ndodhur më 17 prill 2018, ai është larguar menjëherë drejt Shqipërisë, ku u bë dhe arrestimi i tij. 24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ndaj Elton Sefës, Gjykata e Magjistratëve në Westminster ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”.

Marrëveshja e ekstradimit mes institucioneve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka hyrë në fuqi më 19 korrik 2018 dhe rasti i 24-vjeçarit është i pari ekstradim që bëhet në bazë të kësaj marrëveshje.

Elton Sefa dhe viktima John Woodward 

Falsifikim dokumentesh dhe trafik droge, ekstradohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia

Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar me qëllim vuajtjen e dënimit në Shqipëri, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një shtetas i akuzuar për falsifikim të dokumentesh është ekstraduar nga SHBA drejt Tiranës. Shtetasi me iniciale D.M., 32 vjeç ishte dënuar në SHBA me 5 vite burg  për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe pritet të kryej dënimin në vendin tonë.

Një tjetër rast ekstradimi ka ndodhur nga Gjermania, ku një 22-vjeçar akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar me iniciale A. Xh., 21 vjeç,  është dënuar në 2017 nga Gjykata e Tiranës me “arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg kanabis, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë.

Policia e ShtetitBashkëpunim i ngushtë mes Interpol Tirana dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (DSS).Ekstradohet nga SHBA, një shtetas i dënuar në Shqipëri për falsifikim të dokumenteve. Ky shtetas i dënuar dhe në SHBA, ku ka kryer 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.Z.Q.K. Interpol Tirana në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (DSS) ka ekstraduar nga SHBA-ja në Shqipëri shtetasin D.M, 32 vjeç, lindur në Elbasan.Në aeroportin “Nënë Tereza” me ndihmën e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ICE-ERO), Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u ka dorëzuar specialistëve të Z.Q.K. Interpol Tirana 32-vjeçarin D.M.Ky shtetas ka vuajtur dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka qenë i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Illinois/SH.B.A, me vendim penal nr. 10CR217, datë 11.05.2011, për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.Gjithashtu ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.Rasti i fundit është një prej listës së gjatë të ekstradimeve që DSS ka kryer në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana. Suksesi i këtyre rasteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar është për shkak të lidhjeve të ngushta dhe marrëdhënieve të forta midis Zyrës së Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), ZQK Interpol Tirana dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Falë këtij niveli të lartë bashkëpunimi, shumë vrasës, vrasës të punonjësve të policisë, trafikantë droge, grabitës të armatosur, kontrabandistë njerëzish dhe shumë kriminelë të tjerë, janë ekstraduar nga SHBA-ja në Shqipëri ose nga Shqipëria në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për krimet e kryera.Bashkëpunim mjaft i mirë edhe me Interpol Mynih/Gjermani.Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Mbrëmjen e djeshme u krye ekstradimi nga Mynih/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A. Xh., 21 vjeç, lindur në Gjoricë e Epërme, Dibër.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 333, datë 15.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg cannabis sativa, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë e vendeve të cilat i kanë shpallur në kërkim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 23. August 2019

Assange shënon fitoren e parë ligjore

Julian Assange ka shënuar fitoren e tij të parë ligjore që pas arrestimit nga policia britanike. Një gjykata në Suedi ka refuzuar një kërkesë për të arrestuar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange mbi një hetim për sulm seksual në 2010. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Uppsala nuk ka pranuar të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Assange dhe të kërkonin ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar në Suedi. Gjykata tha se prokurorët mund të vazhdonin hetimet e tyre në lidhje me ngjarjen, por tha se paraburgimi nuk do të ishte proporcional.

Assange i mohon këto akuza dhe kaloi 7 vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për t’ju shmangur një ekstradimi të tillë. Shtetet e Bashkuara po ashtu kërkojnë ekstradimin e Assanges, nën akuzat e publikimit të informacioneve të klasifikuara.

Arrestohet në Itali pas 26 vjetësh shqiptari i akuzuar për vrasje të trefishtë

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë arrestuar shtetasin Bardh Lula, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” në vitin 1996 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Lajmin për arrestimin e shtetasit Bardh Lula (Luli) 49 vjeç e ka dhënë Policia e Shtetit, e cila njofton se ky shtetas është vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare, teksa pritet të ekstradohet nga Italia për në Shqipëri.

Shtetasi Bardh Lula (Luli),  më  datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L.

Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet  që përdorte  i kërkuari.

Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali  me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Vijonë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.

Policia e Shtetit

Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.

Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.

U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.

Kërkohej që në 2015, ekstradohet nga Athina shqiptari

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë.

Shtetasi, K.S., 40 vjeç, banues në Lezhë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth orës 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

Interpol TiranaEkstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur ne…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 2 mai 2019

Të dënuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohen dy persona nga Greqia

Interpol Tirana ka vijuar bashkëpunimin e suksesshëm me homologët e tyre në Greqi për ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të dënuar nga drejtësia shqiptare.

Është kryer ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier. Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 2017 është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Vlorës për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu është ekstraduar edhe shtetasi me iniciale G.B., 48 vjeç, pasi ishte dënuar me burg nga Gjykata e Pogradecit në 2017. 48-vjeçari akuzohet për veprën penale ” Dhunë në familje”.

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 25 avril 2019

Mashtrim me pasurinë e paluajtshme dhe drogë, ekstradohen 2 persona

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athina kanë bërë të mundur ekstradimin në Shqipëri të dy shtetasve:

  • E. Sh, 31 vjeç
  • F. Xh., 69 vjeçe

Shtetasi E. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pogradecit, në vitin 2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai është arrestuar në 2018 nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Ndërsa shtetasja me iniciale F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2015, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Në 2012, nëpërmjet mashtrimit ajo ka shitur banesën e një personi tek një person i tretë. 69-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Interpol TiranaNë vijim të bashkëpunimit me homologët për evidentimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 19 avril 2019

Vrasje, drogë dhe vjedhje, ekstradohen 3 shqiptarë drejt Tiranës

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin në Gjermani dhe atë në Itali ka bërë të mundur ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “. Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë. Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Interpol TiranaBrenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 17 avril 2019
Skip to toolbar