Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci ka qenë i ftuar në Tiranë në një event, teksa ardhja e tij ka mbledhur qindra fansa tifozë të Interit, ekip me të cilin 45-vjeçari ka luajtur dhe fituar shumë trofe.
Gjatë fjalë së mbajtur për mediat shqiptare, “The Matrix”, ka analizuar eleminimin e Juves nga Ajax në çerekfinalen e Champions League, duke mos i kursyer thumbat për ish-ekipin rival të Serisë A.
“Si tifoz interist që jam, nuk më vjen keq për eliminimin e Juventusit nga Champions. Megjithatë mund të them që ndoshta mund ta fitojnë një ditë. Gjithsesi nuk bëj tifo për Juventusin, sepse jam tifoz i Interit.
Barcelona mendoj që ka shanse ta fitoje Champions, sepse ka një skuadër të fortë. Megjithatë, nuk do jetë e lehte të kalojë Liverpulin, në një gjysmëfinale mjaft të fortë edhe interesante”, deklaroi Materaci.
Më tej ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve për trajnerin e ri të Kombëtares, Edi Reja. Materaci është shprehur se ai është një trajner qē ka bërë mirë te Lacio dhe Napoli, ndërsa ka theksuar se Shqipëria ka një ekip cilësor.
“Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edi Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është një prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij.
Keni një kombëtare cilësore, edhe pse ne dy vitet e fundit ka pasur rënie pas pjesëmarrjes në Europian. Megjithatë, keni lojtarë cilësorë që aktivizohen në liga të rëndësishme, madje edhe në Itali”, u shpreh Materaci.