Mbanin armë pa leje, policia arreston dy persona në kryeqytet

AKTUALITET


Focat “Shqiponja” kanë arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar këtë të shtunë në Tiranë, pasi mbante një armë të llojit pistoletë pa leje.

Nga një njoftim i Policisë së Shtetit mësohet se i riu me inicialet A.D., banues në Tiranë është kapur në rrugën “Dervish Hatixhe”, me një armë zjarri psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar