Mbappe “përkëdhel” Real Madrid: Më pëlqen të trajnohem nga Zidane

LA LIGA


“Mbappe zgjedh Zidane dhe i shkel syrin Real Madridit”, kështu e titullon gazeta spanjolle “AS” artikullin e kësaj të premteje rreth të ardhmes së yllit të PSG, Kylian Mbappe. Real Madrid e di se negociatat me PSG për Mbappe do të jenë të vështira, por dëshira e sulmuesit për të punuar nën urdhrat e Zidane, mund të hapë derën. Sulmuesi është shprehur se do t`i pëlqente të punonte me trajnerin e Real Madrid, por Paris Saint-Germain është i vendosur të mos e lejojë Mbappe të largohet nga “Parku i Princave”.

Florentino Perez ishte gjatë kësaj jave në kryeqytetin francez në Kongrezin e 69-të të FIFA-s. Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, pritej të merrte pjesë, por arriti të shmangte një foto që nuk do të kishte dyshim se do të nxiste spekulimet. Presidenti i PSG-së kishte planifikuar të ishte në Roland Harros për “Fanc Open”, por ai ka zgjedhur të qëndrojë në Doha.


Emiri i Katarit është i lodhur nga polemikat me Neymar, presioni i Fair Play Financiar dhe zhgënjimet e Ligës së Kampionëve. Ideja e largimit të yllit të tyre, e cila dukej e pamundur kohët e fundit, tani mund të marrë formë. Në skenarin aktual, mundësia që 20-vjeçari të përfundojë në Madrid duket të jetë më e mundshme se edhe vetëm një muaj më parë.

Por edhe kjo do të ishte e rrezikshme, pasi Florentino Perez nuk do të donte të krijonte “armiqësi” me PSG. Ndaj, ai ka dashur që vetë Mbappe të vihej në lëvizje për të ecur para me transferimin. Dhe këtë e ka bërë vetë Kylian Mbappe, që ka deklaruar se “se do të dëshironte të punonte nën urdhrat e Zinedine Zidane”.




Skip to toolbar