Rithemelimi ka mbledhur këshillin këtë të martë, ku diskutohet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i hapin rrugën grupit të deputetëve të Gazmend Bardhit që të bëhen pjesë e strukturave të grupimit.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton se Jorida Tabaku, emri i së cilës është propozuar si anëtare e kryesisë, nuk është paraqitur në mbledhje. Gazetarja tha se pritet të shihet nëse Tabaku do të ketë ndryshim në qasjen e saj sa i përket raporteve me rithemelimin dhe Gazment Bardhin.
“Do të votojë sa i përket dy propozimeve për të bërë ndryshime në statutin e Rithemelimit, përmes të cilave 9 anëtarë të rinj futen në kryesinë të rithemelimit, ku pjesa më e madhe janë mbështetës të Gazment Bardhit. Mes tyre përfshihet edhe Jorida Tabaku, e cila mban postin e kryetares së komisionit të Integrimit.
Jorida nuk ka ardhur në selinë e PD ashtu sikurse nuk ka ardhur kur është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar. Ajo ka mbajtur një qëndrim të distancuar, dhe mesa duket vijon ta mbajë këtë qëndrim, edhe pse emri i saj propozohet që të bëhet edhe anëtare e kryesisë së këtij grupimi të Berishës.
Nëntë anëtarë futen në kryesinë e PD. Përfshihet edhe Ferdinand Xhaferraj dhe Helidon Bushati që është pjesë e kryesisë së grupit parlamentar. Bardhi pritet të bëhen nënkryetar i këtij grupimi së bashku me Gjekmarkaj, i cili mban postin e nënkryetarit të kuvendit, janë zhvillime që janë në proces, mbledhja e cila ka nisur rreth dy orë e gjysmë ende është duke vijuar dhe nuk ka kaluar në proces votimi.”, raportoi gazetarja./abcnews.al