Mbytet 70-vjeçari nga Kruja në Shëngjin

AKTUALITET


Një tjetër viktimë është shënuar mëngjesin e të hënës në brigjet e detit Adriatik. Mësohet se në plazhin e Shëngjinit  është gjendur i mbytur një person i moshuar.

 Identiteti i këtij personi është shtetasi Esnik Marlika, rreth moshës 70-vjeç, që sipas raportimeve paraprake është nga qyteti i Krujës. 70-vjeçari ka humbur jetën sapo është futur në det për t`u larë.


Ende nuk dihet nëse i moshuari është mbytur nga uji, apo ka pësuar atak kardiak. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të marrë trupin e pajetë të të moshuarit.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes të moshuarit. Vetëm ditë më parë, në plazhin e Velipojës humbi jetën një i moshuar nga Kosova, i cili pësoi atak kardiak sapo ishte futur  në ujë.




Skip to toolbar