Mbytet 70-vjeçari nga Kruja në Shëngjin

Një tjetër viktimë është shënuar mëngjesin e të hënës në brigjet e detit Adriatik. Mësohet se në plazhin e Shëngjinit  është gjendur i mbytur një person i moshuar.

 Identiteti i këtij personi është shtetasi Esnik Marlika, rreth moshës 70-vjeç, që sipas raportimeve paraprake është nga qyteti i Krujës. 70-vjeçari ka humbur jetën sapo është futur në det për t`u larë.

Ende nuk dihet nëse i moshuari është mbytur nga uji, apo ka pësuar atak kardiak. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të marrë trupin e pajetë të të moshuarit.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes të moshuarit. Vetëm ditë më parë, në plazhin e Velipojës humbi jetën një i moshuar nga Kosova, i cili pësoi atak kardiak sapo ishte futur  në ujë.

Mbytet 6-vjeçarja në Durrës, po lahej vetëm në ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Durrës, ku një vajzë e mitur në moshën 6 vjeç, është mbytur, i cili mësohet se ka qenë duke u larë pa praninën e prindërve në ujë.

Mësohet se fëmija, i një familje nga Kosova, duke u larë në ujë ka shfaqur probleme. Atij i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit dhe familjarët, duke e dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Këtë të martë deti nuk ka pasur dallgë. Mbytja e fëmijës vetëm 6 vjeç është viktima e radhës që mbytet në brigjet e tona gjatë sezonit të verës.

Deri më sot, raportohen mbi 20 perosna, kryesisht të moshave të rritura. Shkaqet kryesore të humbjes së jetës në det ka qenë mbytja në ujë por dhe ataku kardiak, i cili ka marrë jetën shumë të moshuarëve gjatë sezonit të pushimeve.

Det i trazuar, mbytet 32-vjeçari në Spille

Një tjetër pushues ka humbur jetën këtë të shtunë në bregdetin Adriatik. Konkretisht, gjatë ditë së shtunës, një i ri nga fshati Luz i Madh i Kavajës, është mbytur në ujërat e plazhit të Spillesë. Sipas njoftimit të policisës, mësohet se i ri është shtetasi me inicialet J.Xh., në moshën 32 vjeç. Ai ishte futur në det për t`u larë, por për shkak të dallgëve të mëdha, ka kërkuar ndihmë.

Kanë qenë pushuesit e tjerë në Spille, që i  kanë ardhur në ndihmë 32-vjeçarit duke e nxjerr në breg. Atij i është dhënë ndihma e parë pasi është nxjerr në breg, dhe më pas me mbërritjen e ambulancës është transportuar drejt spitalit. Por rrugës për në spital, i riu nga Kavaja ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës rreth orës 12:00. Sipas policisë mësohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tre ditë më parë në plazhin e Velipojës humbi jetën një tjetër pushues. Ai ishte një 85-vjeçar nga Kosova, që pësoi atak kardiak gjatë kohës që lahej në det.

Theri gruan, mbytet burri vrasës

Është gjetur i mbytur 37-vjeçari Adriatik Kuka, i cili të premten vrau gruan me thikë në zemër. Policia bën të ditur se ka gjetur trupin e tij të pajetë mëngjesin e  së shtunës në sektorin Rinia në Durrës.

“Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës”, njofton policia.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ditën e premte Kuka tronditi mbarë opinionin publik pasi vrau bashkëshorten duke e qëlluar atë disa herë me thikë.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Ndërsa autori i krimit, Kuka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shkak për vrasjen mësohet se ka qenë xhelozia e Kukës ndaj gruas e cila kohët e fundit kishte filluar punë.

Ndërkohë që vrasja e saj ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, i cili për fatin e keq brenda dy ditësh mbeti jetim duke humbur të dy prindërit.

U bllokuan në kanionin e Holtës, shpëtohen 4 fëmijë, mbytet një vajzë, dy persona të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit se në kanionin e Holtës kanë mbetur të bllokuar disa turistë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet. Fillimisht, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e katër fëmijëve të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar pranë grykëderdhjes së kanionit.

Më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e tre personave të tjerë, të raportuar të mbetur në brendësi të kanionit. Gjatë kërkimeve për personat e tjerë, për të cilët  policia është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, në brendësi është gjetur trupi i pajetë i një vajze. Trupi i mbytur i vazjës është gjendur nën ujë, ndërsa identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, raporton Report Tv.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur, të cilët mendohet se i përkasin moshës 20-50 vjeç. Shkak i bllokimit të turistëve në kanionin e Holtës këtë të diel, mendohet të ketë qenë rritja e prurjeve të ujit për shkak të reshjeve të fundit të shiut. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se në vendin e ngjarjes po punohet për gjetjen e personave, por terreni i thyer dhe prurjet e ujit, kanë vështirësuar kërkimet.

Futet për t’u larë në lum dhe nuk del më, humb jetën 17 vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, duke u mbytur në lumin Chiusella në Torino. I riu ka hyrë për t’u larë së bashku me dy miqtë e tij, por nuk ka mundur të dal më prej andej.

Miqtë e tij thanë për policinë se 17-vjeçari u zhduk mes shkëmbinjve dhe ato nuk mundën ta gjenin dot. Trupi i pajetë e shqiptarit u gjet nga ekipet zhytëse pak orë më vonë.

Skip to toolbar