Mbytet në Spille 60-vjeçari, nuk dihet identiteti

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Spilles, ku një shtetas i moshës 60-vjeç është mbytur duke u larë në det. Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, vetëm mosha e tij. Mësohet se ai është futur për t`u larë në det paraditen e të dielës në plazhin e Spilles, por  është mbytur.

Pas pikasjes se personi ishte duke kaluar vështirësi në ujë, rojat e plazhit kanë shkuar drejt tij për t`a shpëtuar, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë. Viktima është nxjerr më pas në breg, ndërsa pushuesit që ndodheshin aty pranë janë përfshirë nga paniku.


Gjatë dy muajve të fundit, në ujërat e brigjeve shqiptare kanë humbur jetën shumë persona, të cilët janë mbytur ose kanë pësuar atak kardiak në ujë. Rasti i të dielës, i shtohet numrit të viktimave, që shkon rreth 15 persona prej muajit maj deri më sot, që kanë janë mbytur.




Skip to toolbar