“Më kufizon Uashingotoni ta takoj”, Berisha sulmon ambasadoren amerikane

Më të fundit


Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë. Për Berishën, është e gënjeshtërt deklarata e ambasadores kur thotë se zyrtarë amerikanë nuk takohen me të shpallur non grata, dhe për këtë solli si shembull takimet e Dodik, gjithashtu i shpallur non grata me zyrtarë të SHBA.

Sali Berisha deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duhet t’i kërkojë falje atij dhe demokratëve, në lidhje me deklatarën e bërë disa muaj më parë, ku i kërkonte anëtarësisë që mos ta votonte atë në krye.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se që kur Yuri Kim u tha demokratëve diçka të tillë, ajo i ka prishur marrëdhëniet me të dhe nuk takohet pa i kërkuar falje.

Sipas tij, diplomatja amerikane duhet të respektojë votën në Partinë Demokratike.

“Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën.

Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, theksoi kryedemokrati.

Deklarata e Berishës në fakt është sa qesharake, po aq edhe e habitshme. Ambasadorja Yuri Kim në asnjë moment nuk ka kërkuar takim me të. Për më tepër, dje kryediplomatja tha se do të takohet me të gjithë përveç Sali Berishës pasi këtë gjë ia kufizon shteti i saj.




Skip to toolbar