Mediat në Kosovë: Lirohen tre policët e arrestuar nga Serbia

KOSOVA


Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Mediat në Kosovë shkruajnë se vendimi për lirim është marrë para pak minutash. Ndër të tjera kujtojmë se arrestimi I tyre është bërë me 14 qershor.


Arrestimi i tre policëve Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi kishte nxitur reagime të shumta në vend dhe në arenën ndërkombëtare ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.




Skip to toolbar