Mediut i sos durimi. Nxjerr listën e vet: Basha…

Më të fundit


Partia Republikane  prezantoi sot kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Republikanet mblodhen akrivin e Tiranes ne 30 vjetorin e PR-se

nga ku Fatmir Mediu vleresoi historikun dhe rolin e Partise qe drejtom ne keto 30 vite pluralizem.


“Historia e të djathtës është histori njerëzish që e kanëkrijuar atë. Nuk mund të ketë sukses një parti politike, një opozitë, në qoftë se nuk do të dijë të vlerësojë, jo vetëm historinë e vet si vlerë e shkruar e historisë , e arritjeve, por sidomos si vlerë e kapitaleve njerëzore qëkanë krijuar këtë histori”- deklaroi kreu i PR-se. Prandaj  sipas tij eshtë shumë e rëndësishme që në rrugëtimin tonë për të bashkuar shqiptarët më 25 prill, të bashkojmë në radhë të parëatë që është identiteti politik i të djathtës, tëpërndjekurit politikë, ata që u persekutuan, pronarët, themeluesit, krijuesit, ideatorët e lëvizjeve demokratike, ata që kanë kontribuar në këto 30 vite, ata që kanë realizuar arritje, ata të cilët janë një potencial i jashtëzakonshëm intelektual, por dhe politik dhe elektoral, jo vetëm për Partinë Republikane, por për Partinë Demokratike dhe gjithë opozitën. “Tëbashkojmë të gjithë politikën e djathtë, sepse kam bindjen që e djathta, në mënyrë të padiskutueshme,mbart më shumë vlera, në respekt të njerëzve, nërespekt të vendit, në respekt të kombit, për t`a bërëShqipërinë Europiane.

 Rama po e shkatërron çdo gjë të ndërtuar në këto 30 vite sepse e ka nisur çdo gjë me zero. E kam thënë dhe po e përsëris, zeroja prodhon vetëm zero, dhe kjo ështëajo që ka prodhuar Edi Rama, mohimi, përbuzja, fyerja, shkatërrimi, e ka sjellë Shqipërinë në momentet më të vështira në historinë e saj politike.

  Në ka një oligark të vetëm ky vend, që ka prodhuar vetëm korrupsion dhe klientelizëm ekonomik, ky ështëEdi Rama dhe përgjegjësia është e tij, për zhvillimin dhe problemet që ka biznesi sot. Pa biznes nuk ka ekonomi dhe nuk ka të ardhme. Në ka njerëz qëkrijojnë, janë biznesi. Në ka njerëz që punësojnë, janëbiznesi. Në ka gjë që duhet t`a dëshirojmë, është t`a zhvillojmë biznesin. Në ka gjë që duhet t`a mbështesëPartia Republikane, është të mbështesë biznesin, sepse biznesi është mundësia për punësim dhe zhvillim ekonomik të këtij vendi.E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parënë çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme tëndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetëtona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë Europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja”- tha kreu i PR-se. Mediu përmendi se: “Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar njëkoalicion vlerash”. Sipas Mediut e vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht tëjenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit”. Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se po kërkon reciprocitet, respekt dhe vlerësim të njerëzve të PR-së, sepse beson tek vlera e prtisë së tij.

 “Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së PartisëRepublikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera.Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdoqendër votimi, për të punuar të gjithë sëbashku.

Unë ju kërkoj ju të gjithëve, besoni në veten tuaj, besoni në të ardhmen tuaj, sepse keni një të ardhme përpara, si njerëz, si komb, dhe kjo kërkon angazhimin dhe përkushtimin tonë”- deklaroi z.Mediu.




Skip to toolbar