Mero Baze: Dy janarët e Sali Berishës

Më të fundit


Ka shumë njerëz që janë të fyer pse Sali Berisha nuk është thirrur në prokurori si organizator i dhunës por si dëshmitar i saj. Dhe kanë të drejt. Ka të tjerë që janë të xhindosur, pse e kanë thirrur idhullin e tyre që ka 30 vjet që vret e pret e nuk i hyn gjemb në këmbë. Dhe ata kanë të drejt se po u përmbyset bota para syve të tyre.

Por është një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e cila është në gjendje të krahasoj dy janarët e Sali Berishës, 21 janarin e 2011 dhe 8 Janarin e 2022. Më 21 Janar 2011, Sali Berisha vrau katër demonstrues të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur, nën arsyetimin e “grushtit të shtetit”, u përpoq të impononte një pistë vrasjeje
duke inkriminuar opozitën dhe në fund kur nuk ja doli dot, fshiu provat dhe shkatërroi procesin e hetimit.





Skip to toolbar