Mërzitet për kontratën, mekaniku prish avionin, rrezikon jetën e 150 pasagjerëve

AKTUALITET


Një mekanik i American Airlines u arrestua të enjten në SHBA, pasi akuzohet se është përpjekur të sabotonte një avion të transportit të udhëtarëve, pak para se të nisej për fluturim nga aeroporti ndërkombëtar i Miami për në Bahamas me 150 persona në bord. Abdul-Majedd Maroug Ahmed Alani është akuzuar për “dëmtim të qëllimshëm, shkatërrim, paaftësi ose prishje të një avioni, dhe përpjekja për të bërë atë”, sipas një ankese penale të paraqitur në gjykatën federale.

Alani dyshohet se u përpoq të dëmtojë sistemin e modulit të të dhënave të ajrit të vionit (ADM), e cila raporton për shpejtësinë e avionit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme. Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik të këtij viti. Të enjten, hetuesit kanë pyetur Alanin dhe ai ka ‘pranuar se kishte në hyrë në ADMN”. Megjithatë, mekaniku ka deklaruar se “qëllimi i tij nuk ishte dëmtimi i avionit apo pasagjerëve”.  


Gjithashtu, gjatë deklaratës, Alani u ka thënë hetuesve se ishte i mërzitur për një mosmarrëveshje kontrate midis punonjësve të sindiktës dhe linjave ajrore, e cila i kishte kushtuar atij para. Fatmirësisht, në ngjarjen e 17 korrikut avioni shpëtoi pa dëme po ashtu dhe pasagjerët. Pilotët dolën në pistë për t`u ngritur në fluturim, por nuk arriti për shkak të problemeve në sistemin ADM. Avioni u rikthye në parkim, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk u dëmtua. Mekanikët e American Airlines inspektuan aeroplanin dhe zbuluan problemin në sistemin e ADM-së.

Autoritetet kanë përdorur videot e kamerave të sigurisë të avionit për të identifikuar autorin. Ndërkohë, një zëdhënës i American Airlines i ka thënë CNN se kompania është në angazhim të vazhdueshëm për sigurinë. “Ne kemi një angazhim të palëkundur për sigurinë e klientëve tanë dhe anëtarëve të ekuipazhit. Ne po merremi me këtë çështje shumë seriozisht. Në kohën e incidentit, avioni u nxorr jashtë shërbimit, më pas u riparua defekti dhe pas një inspektimi avioni u rikthye në shërbim”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i kompanisë amerikane të fluturimeve.




Skip to toolbar