Përfundimi i kontratës me Kukësin, Reginaldo: Perëndia e di të ardhmen time!

Më të fundit


Artur Reginaldo është një nga sulmuesit më të rëndësishëm të Kukësit këtë sezon, pasi ka shënuar gola me peshë për ekipin verilindor. Ai erdhi verën e kaluar nga skuadra e Laçit te Kukësi, ndërsa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni, saktësisht më 31 maj.

Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit të verilindorëve nuk dihet. Ardhja e Vasil Shkurtaj në dimër e ka vënë në vështirësi sulmuesin mozambikas, të cilit i është dashur më shumë punë për të gjetur formacionin titullar.

E gjithë kjo e ka vënë në disi në presion lojtarin, nisur edhe nga zërat e shtuar për një largim të mundshëm nga skuadra e Kukësit. Ai, Reginaldo, ka bërë një sqarim publik për të gjithë tifozët, madje duke shkruar në Shqip, ai kërkon të mos spekulohet.

“Sqarim. Mos spekuloni për të ardhmen time, sepse vetëm Perëndia e di se çfarë do të ndodhë. Kontrata ime me Kukësin përfundon më 31 maj 2019, që është, në fund të muajit të ardhshëm. Prandaj, unë do të vazhdoj ta lë jetën time në fushë siç kam bërë gjithmonë deri në fund. Faleminderit”



Skip to toolbar