Messi fiton Topin e Artë dhe thyen rekord

SPORT


Lionel Messi shpallet fituesi i Topit të Artë 2019. Një rekord ky dhe një arritje e pabesueshme e sulmuesit të Barcelonas, i cili numëron tashmë plot gjashtë trofe të tillë. Ylli argjentinas fitoi kampionatin spanjoll me katalanasit dhe fitues i Superkupës së Spanjës. Hera e parë që Messi fitoi ishte viti 2009.

Ashtu sikundër pritej, ylli i Barcelonës i ka lënë pas shpine të gjithë për herën e gjashtë, duke u bërë dhe lojtari më i vlerësuar me trofeun me të çmuar për individë. Pas shpinës së tij qëndron Ronaldo me 5 trofe, por portugezi kishte braktisur ceremoninë, pasi ishte prezent në atë që jep Shoqata e Futbollistëve në Itali, duke i dhënë trofeun si lojtari më i mirë në Serinë A. I dyti u rendit Virxhin Van Dajk, i treti Kristiano Ronaldo dhe i katërti Sadio Mane!


Pas ngritjes së zakonshme të trofeut, Messi tha edhe fjalët e para. “Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit dhe çdokënd tjetër. Kur fitova ‘Topin e Artë’ të parë më kujtohet që vija me familjen dhe isha vetëm 21 vjeç. Çdo ditë mundohem të përmirësohem. Po afrohet edhe koha e tërheqjes për fat të keq. Nuk është momenti tani normalisht, por koha kalon shpejt”, u shpreh Messi.




Skip to toolbar