Meta uron legjendën Demollari për 55 vjetorin e lindjes!

SPORT


Sulejman Demollari festoi ditëlindjen e tij të 55-të ditën e djeshme. Ish-legjenda e futbollit shqiptar, ekipit të Dinamos së Tiranës dhe më pas asaj të Bukureshtit, ka marrë mesazhe urimi nga njerëz të ndryshëm, mes të cilëve ka qenë dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një mesazh urimi drejtuar Demollarit, kreu i shtetit kujton disa nga sukseset e Demollarit si futbollist dhe më pas si trajner. “Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij”.

“Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës”.

“Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.
Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”.



Skip to toolbar