Meta ‘zbutet’ pas deklaratës së Yuri Kim: Mbështesim thirrjen e ambasadës së SHBA!

Më të fundit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë objekt hetimi nga SPAK, pas kërkesës për padi që depozitoi ish-deputeti Halit Valteri më 7 qershor.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kërkoi sot nga politika që t’i kursejë akuzat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që këta të fundit të kryejnë si duhet punën e tyre pa presion.


Pas deklaratës së Yuri Kim ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili nënvizon se nga kjo forcë politike “mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë”.

Në postimin në Facebook, Blushi kujton se kryeministri Edi Rama ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë në vend gjatë këtij viti, madje duke deklaruar “se po i soset edhe durimi me drejtësinë e re”.Meta 'zbutet' pas deklaratës së Yuri Kim: Mbështesim thirrjen e ambasadës së SHBA! Rama të heqë dorë nga cilësimet e SPAK

Postimi i Blushit:

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.




Skip to toolbar