Milan “rrëmben” talentin norvegjez

Më të fundit


Milan nuk ndalet në merkato dhe bën goditjen e radhës, duke marrë shërbimet e Jens Petter Hauge. Pritet vetëm firma në kontratë, por gjithçka është e mbyllur me talentin norvegjez që ka mbërritur në Milano për testet mjekësore.

Sulmuesi 21-vjeçar magjepsi drejtuesit e klubit kuqezi në sfidën e Ligës së Europës kundër Bodo Glimt, ku ai realizoi edhe një gol.


Menjëherë pas ndeshjes, Paolo Maldini prenotoi lojtarin për merkaton e janarit, por mungesat e shumta në sulm e detyruan atë të përshpejtojë transferimin. Hauge kalon te Milani për 4 milion euro, plus bonuset ndërsa mund të luajë që në ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Spezia.




Skip to toolbar