Milani në “ferr”, Strakosha e Lacio në finalen e Kupës së Italisë (video)

Më të fundit


Lacio ka dërguar në ferr “Djallin”. Skuadra e Inzaghit ka mundur Milanin në shtëpinë e këtyre të fundit dhe ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet më 15 maj në Romë.

Ndonëse ishte menduar ndryshe, skuadra e Lacios arriti të merrte një fitore minimale 0-1, që i jep të drejtën të shkojë në finale, pasi në ndeshjen e parë rezultati ishte 0-0.


Takimi është vendosur nga një gol i Correa-s në minutën e 58-të, që ka ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga një goditje këndi për Milanin.

Cutrone ka barazuar për vendasit në minutën e 76-të, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, kualifikimi.i Lacios në finalen e Kupës së Italisë është dhe meritë e portierit shqiptar, Thomas Strakosha, që sot ishte vigjilentë dhe nuk gaboi në lojën e tij.

Kështu, pas humbjes 1-0 të pësuar në kampionat, që është pasuar me shumë polemika, Lazio është hakmarrë ndaj kuqezinjve dhe në finale do të përballet me njërën mes Atalantës dhe Fiorentinës, që do të përballen nesër në Bergamo.




Skip to toolbar