Milani vuan ndaj Brescias, Calhanoglu nderon kuqezinjtë

SPORT


Milan në Itali ka marrë tre pikët e para në kampionat, duke fituar ndaj Brescias në javën e dytë të Serie A. Skuadrës kuqezi i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Calhanoglu në minutën e 12-të të takimit për të marrë tre pikët e para në kampionat.

Ka qenë një aksion i bukur i Susos nga krahët, i cili ka dërguar një top te mesfushori turk, që ka gjetur rrjetën me kokë, duke kaluar Milanin në avantazh.

Ndryshe nga takimi i parë, Milani ka arritur të bind me lojë ndaj Brescias duke krijuar shumë raste, dhe të paktën 11 gjuajtje drejt portës. Por përsëri, sulmuesit kuqezi kanë hasur vështirësi me shënjestrën, duke mos arritur të shënojnë më shumë se një gol.

Në takimin e së shtunës, Piatek e ka nisur ndeshjen nga stoli, duke konfirmuar dhe njëherë momentin ‘jo’ që po kalon sulmuesi i kuqezinjve. Pas fitores të së shtunës, Milani shkon në vendin e 10-të të renditjes me 3 pikë, po aq sa Brescia që mban vendin e 9-të.



Skip to toolbar