Milo Gjukanoviç humb thellë zgjedhjet lokale, rritet Dritan Abazoviç

BOTA


Mali i Zi ka zhvilluar dje zgjedhjet lokale, të cilat zhvillohen një vit përpara zgjedhjeve presidenciale. Në këto zgjedhje, humbsi më i madh ka qenë Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit. PDS ka humbur kryeqytetin Podgoricë, bastionin e saj prej 20 vitesh. Edhe pse koalicioni i Gjukanoviç ka marrë shumicën relative në kryeqytet, numri i këshilltarëve nuk arrin dot mazhorancën. Supriza e zgjedhjeve në Podgoricë është një koalicion i ri “Europa tani” që udhëhiqet nga tre ministra të qeverisë së Zdravko Krivokapiçit, të cilët janë shkolluar në Perëndim. Me kombësi serbe, megjithatë ky grupim përkrah pavarësinë e Malit të Zi dhe përkrah aleancën me Perëndimin.

Gjukanoviç ka fituar shumicën vetëm në 3 qytete si Tivar, Plavë dhe Shabjak. Ndërkaq URA e Dritan Abazoviçit është rritur, duke mbajtur skeptrin e “kingmakerit”, pasi pa të nuk mund të zgjidhen kryebashkiakët, të cilët ndryshe nga ne nuk zgjidhen direkt nga populli por nga këshillat komunal.

Fushata zgjedhore nisi me shkarkimin e qeverisë së Dritan Abazoviçit nga Gjukanoviç, i cili tentoi të shkatërroi shqiptarin nga Ulqini dhe të rrisë aksionet e tij. Nga ana tjetër, Abazoviç të gjithë fushatën e përqendroi ndaj Milo Gjukanoviçit, duke e akuzuar për korrupsion dhe trafiq të paligjshme.

“U nisën të na shkatërrojnë, i hapën gropën vetes, DPS ka marrë rrugën e qoftlargut”, ka deklaruar Abazoviç.

I cili shpreson se do të jetë kandidati i opozitës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por dalja aq fort e të rinjve të “partisë serbe të moderuar” i ka komplikuar planet e shqiptarit, i cili është ende kryeministër, pasi asnjëra palë nuk  ka një shumicë për të zgjedhur qeverinë. Megjithatë, URA e Dritan Abazoviç është rritur goxha krahasuar me zgjedhjet e shkuara.

Koalicioni i kryesuar nga DPS humbi një të pestën e votuesve të tij në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale në Podgoricë. Rezultati është disa për qind më i keq se në zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet vendore të 2018-ës, DPS-ja fitoi 47.6 për qind ose 32 mandate, ndaj rezultati i koalicionit të kryesuar nga DPS është nën pritshmëritë.



Skip to toolbar