Ministri Hasani: Shqipëria është një vend evropian në Ballkan, kemi bërë përparime të mëdha!

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, ministri i Jashtëm Igli Hasani është shprehur se Shqipëria është një vend Evropian në Ballkan dhe se ka bërë përparime në të gjithë sektorët.

Ai theksoi se politika e Shqipërisë është tashmë krah SHBA-së dhe fokusi kryesor mbetet përparimi i procesit të integrimit.


“Duhet të shohim progresin e Shqipërisë në 33 vite demokraci. Ka bërë përparime shumë të mëdha nga ku kemi qenë dhe ku kemi arritur. Sot nga kjo anë e kufirit zhvillimi është evident. Për mendimin tim modest shpresoj të mos ngacmojë fqinjët, Shqipëria është një vend evropian në Ballkan, në të gjitha aspektet, në mentalitet në mënyrën e të bërit biznes. Padyshim kemi të metat, por na shtohen detyra më të mëdha me qëllimin që e gjithë shoqëria të ecë përpara”, ka thënë ministri Hasani.




Skip to toolbar